Sunday, October 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPronarët e skafeve të sekuestruara protestojnë në Vlorë

Pronarët e skafeve të sekuestruara protestojnë në Vlorë

Pronarë dhe administratorë të mjeteve lundruese dhe detare janë hedhur në protestë përpara Policisë Kufitare në Vlorë. Ata protestojnë për bllokimin e mjeteve lundruese pikërisht në kulmin e sezonit turistik, menjëherë pas aksionit propagandistik që pasoi vrasjen e 7 vjeçares Jonada Avdija.

Menjëherë sapo ndodhi ngjarja policia njoftoi se kisjte bllokuar 130 skafë dhe motorrë uji, duke hedhur poshtë deklaratën e kryeministrit se deri atë moment sezoni kishte qene perfekt. Pra ose sezoni ishte i pergatitur me se miri dhe mjetet lundruese qarkullonin sipas rregullit, ose ishte gjithçka kaos dhe vetëm brenda pak oresh gjendeshin ngado skafe për tu bllokuar.

Në aksonnin e organizuarr rrëmujshëm sa për te nxjerrë në media se po punohet me sulm, me sa duket jana sekuestruar edhe mjete lundruese që i kanë letrat në rregull. Sipas pronarëve të skafeve që protestojnë në Vlore mjetet dhe lundrimi po bllokohen pa arsye për shkak të një aksidenti. Ata thonë se i kanë të rregullta dokumentat, paguajnë taksa dhe sigurime shoqërore.

E bukura është se si skafet që lejohen të zbresin deri ne bregun e mbushur me pushues, si ato që bllokohen fare, në te dyja rastet janë në shkelje të ligjit. E këtë e dëshmon dhe fakti se gjatë protestës, një efektiv i Policisë Kufitare i sqaroi drejtuesit e mjeteve lundruese  se pritet të vijnë përfaqësues të lartë të Policisë Kufitare dhe do t’i lejojnë mjetet lundruese që pas kontrolleve të dokumentacionit, të dilnin në det. Pra thjesht aksioni i një shteti rumpallë që vepron vetëm pëe shou me urdhër nga lart.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME