Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREProteinat në gjak mund të paralajmërojnë për kancerin 7 vite para

Proteinat në gjak mund të paralajmërojnë për kancerin 7 vite para

Një studim i financuar nga “Cancer Research UK” i botuar në “Nature Communications” zbulon se proteinat në gjak mund t’i paralajmërojnë njerëzit për kancerin më shumë se 7 vite para se të diagnostikoheshin zyrtarisht nga mjekët.

Shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit studiuan mostrat e gjakut nga më shumë se 44,000 njerëz në Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, nga ku mbi 4,900 njerëz zbuluan që kishin kancer.

Ata krahasuan proteinat e njerëzve që u diagnostikuan dhe nuk u diagnostikuan me kancer dhe identifikuan 618 proteina të lidhura me 19 lloje kanceri, duke përfshirë atë të zorrës së trashë, mushkërisë dhe mëlçisë.

Ekspertët gjetën gjithashtu 107 proteina të lidhura me kancerin, 7 vite para se të diagnostifikoheshin. Ata arritën në përfundimin se disa nga këto proteina mund të përdoren për të zbuluar kancerin shumë më herët dhe të ofrojnë mundësi të reja trajtimi. Por theksuan se për të dalë në përfundime më korrekte, duhet që të vazhdojnë kërkimet.

Një studim i dytë i lidhur që hulumtoi të dhënat gjenetike nga më shumë se 300,000 raste kanceri zbuloi 40 proteina në gjak që ndikuan në rrezikun për t’u diagnostikuar me 9 lloje kanceri.

Ndryshimi i këtyre proteinave mund të rrisë ose zvogëlojë shanset që dikush të zhvillojë kancer, në disa raste kjo mund të çojë në efekte anësore të padëshiruara.

Përkthyer nga “The Guardian“

POSTIME TË NGJASHME

Mjalt apo sheqer?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME