Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREAdele rrëfen planet e afërta për të zgjeruar familjen

Adele rrëfen planet e afërta për të zgjeruar familjen

Adele ka folur së fundmi për planet rreth jetës së saj personale teksa mbylli “Weekends with Adele”, në Vegas.

Këngëtarja ka zbuluar se do të ketë më shumë fëmijë.

“Sapo të mbaroj me detyrimet e mia dhe gjithë koncertet, dua të kem një fëmijë”, i tregoi Adele audiencës së saj gjatë një prej interpretimeve të fundit.

Më tej, ajo shpjegoi se si mendon se do ndihet: “Dua një vajzë sepse e kam një djalë. Ndiej se ajo do jetë personi që do dua më shumë në botë, por edhe ta kem inat më shumë se këdo. Këtë mendoj se do ndiej. Ajo do ma tregojë vendin gjithmonë, apo jo?”

Adele ka një djalë 11 vjeç, që quhet Angelo, të cilin e ka nga martesa me Simon Konecki. Dy vite pas divorcit, ajo nisi lidhjen me agjentin e sportit, Rich Paul.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME