Nga Petrit Vasili – Po pse Rames gjithmone i fiket zeri tek I N C E N E R A T O R E T!
Rama ky shkollepakte qe çirret, ulerin, klith, murmurit, aktron, xhestikulon per lloj lloj temash pa asnje vlere, kur vjen ceshtja tek INCENERATORET i fiket zeri.
Nga Inceneratoret, permes Inceneratoreve dhe nga oktapodi i i Inceneratoreve jane grabitur qindra milione euro.
Rama & Qeveri kane paguar dhjetra milion euro per tre Inceneratore te pa ndertuar.
Rama vete & Qeveri i kane vene firmat aferes se paligjshme te Inceneratoreve dhe kane pergjegjesi te renda perpara ligjit.
Rama & Qeveri kane grabitur para te Inceneratoreve permes pleqve ne azil, te vdekurve, atyre qe mbledhin kanoçe, barinjve etj.
Rama & Qeveri i kane hapur autostrada rrembimit te milionave permes evazionit fiskal duke mos mbyllur syte me qellim.
Po per Inceneratoret Rama ky uleritsi i madh mbetet pa ze, i mbaron, i fiket krejt zeri.
Ky qe hidhet e perdridhet si llafazan rrugesh neper podiume, qe perdredh zerin e trupin neper mikrofona, qe shan te madh e te vogel, pikerisht ky tek Inceneratoret shuhet krejt.
Ky qe u ben moral te gjalleve e te vdekurve dhe qe shet dengla gjoja parimore edhe Europes e Botes kur vjen puna tek Inceneratorit iken, iken dhe vetem iken e shmanget si djalli nga temjani.
Inceneratoret e bejne Ramen zëfikur, zëmbaruar, zëshuar.
SPAK shko ne zyren e Rames boll ju shmange detyres, shko qe edhe zëfikurit Rama ti vije prap zeri dhe te tregoje hajduterine ne krye te se ciles eshte vete.
Mali i fakteve dhe dokumenteve eshte aty si shpata e demokleut per Ramen qe perdridhet, por nuk shpeton dot.
INCENERATORET jane halli pa shpetim i Rames, me zë apo pa zë do pergjigjet deri ne një per grabitjen me te tmerrshme, qe ju eshte bere shqiptareve.