Tuesday, July 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksident në Roskovec, plagoset 15-vjeçari dhe drejtuesi i motomjetit

Aksident në Roskovec, plagoset 15-vjeçari dhe drejtuesi i motomjetit

Një aksident me pasojë plagosjen e një 15-vjeçari ndodhi këtë të shtunë në aksin rrugor Marinëz-Roskovec. 45-vjeçari ka aksidentuar të miturin, ndërsa është lënduar edhe vetë.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin D. Zh., 45 vjeç, banues në Roskovec, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, në aksin rrugor Marinëz-Roskovec, ka aksidentuar një 15-vjeçar, banues në Roskovec”, sipas policisë. Të dy të dëmtuarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME