Patos – Një 60-vjeça ka humbur jetën ditën e sotme në Fier. Ngjarja e rëndë u regjistrua sot rreth orës 18:30 ku viktima u dërgua në spitalin rajonal të Fierit pa shenja jete.
Sipas njoftimit të policisë viktima dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij. Burime informacioni pohuan se viktima punonte mobilier dhe është banor i lagjes “Banaj” të qytetit të Patosit. Më tej bëhet me dije se grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 18:30, në spitalin rajonal të Fierit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi I. M., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Banaj, Patos.
Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.