Një 48-vjeçar ka pësuar aksident në punë ditën e sotme në Himarë, teksa po puonte në një hotel. Ai është paraqitur në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Policia
Më datë 09.08.2022, në spitalin e Vlorës, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi A. A., 48 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkalla, gjatë punimeve në një hotel, në Himarë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.