Thursday, September 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORERama mbledh menjëherë kryesinë e re një ditë pas asamblesë së PS-së

Rama mbledh menjëherë kryesinë e re një ditë pas asamblesë së PS-së

Mësohet se kjo mbledhje bëhet për të nisur organizimin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që pritet të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

Kujtojmë që një ditë më parë Asambleja Kombëtare e PS-së zgjodhi anëtarët e kryesisë së re të partisë, ashtu si edhe përbërjen e sekretariatit, mes emrave të propozuar nga Kryeministri Edi Rama.

Në përfundim të procesit të votimit, sekretari i përgjithshëm, Blendi Klosi, i cili u rizgjodh në këtë detyrë, bëri të ditur edhe përbërjen e re të forumit më të lartë.
Jashtë kryesisë së PS-së kanë mbetur emra si Olta Xhaçka, Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj, i cili ndodhet në burg dhe Armando Subashi.
Nga emrat që nuk arritën të fitojnë edhe pse u propozuan nga kryesocialisti Rama janë Delina Ibrahimaj dhe Klotilda Bushka nga gratë, Vangjel Tavo dhe Pirro Vengu nga burrat.
Pjesë e kryesisë së re do të jenë në bazë të statutit të gjithë sekretarët e partisë dhe drejtuesit politikë të qarqeve. Sekretari i përgjithshëm i PSsë, Blendi Klosi bëri me dije emrat e kryesisë së re të PS, që përbëhet nga 5 burra dhe 5 gra.

Ata janë: Albana Koçiu, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Lindita Nikolla, Arben Pëllumbi, Erion Braçe, Eduart Shalsi, Igli Hasani, Toni Gogu.

Asambleja ka votuar për kryesinë e re që do përbëhet nga 10 emra. Për votim kryeministri propozoi 14 emra, 7 gra e 7 burra. Ndërsa la jashtë emra si Olta Xhaçka, Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj dhe Armando Subashi. Nuk fituan Delina Ibrahimaj, ministre Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Klotilda Bushka kryetare e Komisionit të Ligjeve. Vangjel Tavo fitoi Himarën, por nuk arriti të marrë votat e socialistëve për kryesinë e PS-së, po ashtu edhe ministri i ri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, nuk arriti.

ANETARET E RINJ TE KRYESISE SE PS

Albana Koçiu,
Anila Denaj,
Etilda Gjonaj,
Klodiana Spahiu,
Lindita Nikolla,
Arben Pëllumbi,
Erion Braçe,
Eduart Shalsi,
Igli Hasani,
Toni Gogu.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME