Rëndohet bilanci i ekzekutimit në Athinë, ndërron jetë edhe shqiptari tjetër.
Mbrëmjen e sotme Greqia është tronditur nga vrasja e një shqiptari dhe plagosja e dy personave të tjerë.
Mësohet se krimi ka ndodhur në një nga zonat më të njohura të Athinës, jashtë ambienteve të një lokali. Por lajmet e funidt bëjnë me dije se edhe shqiotari që në fillim u tha se u plagos ka ndërruar jetë.
Sipas mediave helene krimi i rëndë ndodhi rreth orës 21:30 minuta, ndërsa paraprakisht dyshohet për larje hesapesh.
Në pamjet e publikuara nga mediat greke shihet autori, i cili afrohet në tavolinë dhe qëllon mbi dy shqiptarët.
Viktimat, që sipas raportimeve janë me origjinë shqiptare ndodheshin në një tavolinë, kur autori ka hapur zjarr ndaj tyre.
Nga të shtënat me armë zjarri mbeti e plagosur edhe një grua.
Nje nga viktimat rezulton bodyguard klubesh nate ne zone. Person qe funksiononte ne rolin e tij si “kumbar” per marrjen nen kontroll te sigurise se klubeve te nates.
Shqiptari shtatlartë është një person i njohur në zone pasi është banor në Nea Smyrni, ndërsa personat që njohin njerëz dhe situata në zonë flasin për një ekzekutim të planifikuar prej kohësh. Kohët e fundit, viktima ka ndryshuar shpesh mënyrat e transportit, duke udhëtuar herë me makina të shpejta dhe herë me makineri me kubike të madh. Shqiptaret e vrare jane 41 dhe 42 vjec