Lushnje – 5 orë pas përballjes me zjarrin masiv që ra pasditen e së hënës në një qendër tregtare në Lushnjë raportohen për riaktivizim të një vatre në katin e fundit të pallatit.
Gazetarët që ndodhen në vendin e ngjarjes thonë se bëhet fjalë për një vatër që ndoshta ka shpëtuar nga zjarrfikësit që të cilët kaluan nën kontroll të dyja kullat e pallatit ku ndodhej qendra tregtare.
Sipas të njëjtave burime, zjarrfikësit janë rikthyer për të shuar flakët e rindezura sërish. Nga zjarri që ra këtë të hënë në këtë qendër tregtare u lënduan me probleme me frymëmarrjen 42 persona, nga të cilët 2 janë fëmijë. Me probleme me frymëmarrjen u paraqitën në spital edhe 8 punonjës të zjarrfikëses.