Kolagjeni është një proteinë që trupi e prodhon natyralisht. Ajo është e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit dhe gjallërisë së lëkurës.
Përbërësi kolagjen gjendet në çdo organ të trupit, përfshirë kocka, lëkurë, ligamente dhe kërce.
Kolagjeni bashkëpunon me proteinën elastinë për të ruajtur elasticitetin e indeve. Ai ka nevojë për shumë aminoacide, ndërkohë që inflamacioni ka aftësinë ta shkatërrojë.
Fibrat e kolagjenit përfitojnë shumë nga dy aminoacide: lysina dhe prolina por edhe nga ushqyes të tjetër siç është vitamina C.
Kolagjeni gjendet poshtë shtresës së jashtme të lëkurës. Ai është baza e indeve lidhorë që mbështesin të gjithë strukturën e lëkurës, ndaj është thelbësor për një lëkurë rinore.
Me kalimin e moshës, trupi prodhon gjithnjë e më pak kolagjen, ndërkohë që lëkura hollohet duke i çelur rrugën rrudhave.
Dielli, ndotja, radilalet e lira dhe duhanpirja, janë gjithashtu përgjegjës për rënien e sasisë së prodhuar të kolagjenit.
Trupi prodhon vazhdimisht kolagjen për të riparuar dëmet, por pas moshës 35-40 vjeçare, prodhimi dhe cilësia e tij zbehet.
Lajmi i mirë është se, përveç trajtimeve kozmetike, ushqimi është një tjetër burim i pasur me kolagjen.
Ekspertët thonë se prodhimi i kolagjenit është në varësi të nivelit të përshtatshëm të aminoacideve, 9 prej të cilave nuk prodhohen nga trupi dhe duhen marrë nëpërmjet ushqyerjes.
Burimet shtazore siç janë shpendët, peshku, djathi, qumështi dhe vezët arrijnë të plotësojnë kërkesën për nëntë aminoacide.
Antocianidina-
Frutat e pasura me bioflavonoidinë dhe antocianidinë mbështesin indet lidhore dhe fibrën e kolagjenit. Ato gjenden në ushqimet me ngjyrë të kuqe ose vjollcë siç janë qershitë, manaferrat dhe boronicat e kuqe.
Antocianidina rrit nivelet e vitaminës C në qeliza, mbron kundër dëmeve të shkaktuara nga radikalet e lira dhe parandalon shkatërrimin e kolagjenit në lëkurë.
Ushqyesit e nevojshëm
Vitamina C dhe bakri janë të rëndësishëm për prodhimin e kolagjenit dhe riparimin e indeve. Konsumoni ushqime të pasura me vitaminë C siç janë kivi, brokoli, sallata e ujit, portokalli, speci, pjepri dhe lulerradhiqe.
10 ushqimet më të mira që përmirësojnë kolagjenin në lëkurë në mënyrë natyrale
Lakra
Produktet e sojës
Frutat dhe perimet e kuqe
Fasulet
Karrotat
Arrat dhe farat e linit
Ullinjtë e zinj ose jeshilë
Limonët dhe portokallet
Avokado
Mishi i gjeldetit