Nga Timoni.al – Ikni rini, zhdukuni prej këtu! Shqipëri të befsha mu*in!
Unë asnjëherë nuk e kam mendu me e ndërtu jetën jashtë Shqipërie. Ata që më njohin e dinë mirë se sa shumë e du Shqipërinë. Shoqëria jeme qesh shpesh me mu për idealizmat që kam dhe ushqej. Por sot kam thanë që nuk do mërzitem asnjëherë ma kur të shoh shqiptarë duke ik nga Shqipëria, madje do gëzohem! Pavarësisht se sa shumë e don vendin tand, përpara familjes tande dhe mirëqënies së saj nuk vjen asgja tjetër.
Ikni rini, zhdukuni prej ktu. Ktu kanë fshi çdo lloj njerëzilleku, ideali, rregulli, ligji, drejtësie, çdo gja. E kanë mbulu Shqipninë me hora dhe kriminela, me injorantë dhe të paaftë, me zagar e spiuj. Ik rini, shpëtoji kthetrave të kqija të një pseudo-shteti që mbahet dhe ruhet fort nga atyne që i leverdis të jetë i tillë. Ik rini nga një kulturë e poshtër e “shih punën tande e mos ban za”, e një shoqnie që gjykon e përgojon të mirën dhe sakrificën dhe përkrah padrejtësinë dhe poshtërsinë, sepse ashtu i leverdis.
Kanë fshi dhe largu çdo parim, çdo vlere të ksaj shoqnie, jua kane mbush mendjen që të jesh idiot, i paaftë, servil, shërbetor pa ideale i një politike m*ti që bahet ktu në Shqipëri, të jesh i paedukatë, i pashkollë, sekser, spiun, rrugaç asht vlerë. Të kanë mbush mendjen rini, që po shave, po u rrahe, po keqtrajtove femnat je trim.
Të kanë mësu që partnerin ta gjesh nga këto ma sipër se të siguron jetën dhe të “del zot” në xhunglen që kanë kriju vetë. Të kane nxit me mendu që je i zoti në këtë shoqni në qoftë je i zhveshun nga çdo princip.
Ik rini, se nesër do krijosh familje dhe do të vijë tjetri të të dhunojë fminë, do të keqtrajtojë prindin, do të poshtrojë në punë, do të kërkojë rryfshet etj etj. Ik rini, sepse këtu nuk asht vendi i njerëzve!
Për një çast, vetëm për një çast mendone veten në vend të familjarëve të fëmisë që iku prej kesaj jete. Ishte edhe polic zotnia! Polic i policimit në komunitet për ma tepër!
Të dhjefsha në shtetin dhe shoqninë që e keni mbush me të paaftë, me të pashkollë, me injorantë, me kriminela, me shtazë që defincat personale i kompesojnë me rroba firmato, me makina të shtrenjta e me jetën e qelbun të luksit që manifestojnë e që nuk ja mbush kurrë shpirtin por i boshatis gjithnjë e ma tepër.