Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNgjarja në Himarë/ Reagon Ilir Meta:  Ndëshkim i menjëhershëm

Ngjarja në Himarë/ Reagon Ilir Meta:  Ndëshkim i menjëhershëm

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, a reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Himarë, ku një vajzë 7 -vjeçare është përplasur për vdekje nga një gomone.

Me anë të një postimi në Facebook, ish-presidenti ka shprehur ngushëllime për familjen e vogëlushes dhe ka kërkuar hetim të menjëhershëm dhe ndëshkim për autorin.

Reagimi i Ilir Metës:

Thellësisht i tronditur nga ngjarja tragjike në plazhin e Himarës, ku zyrtari i lartë i Policisë së Elbasanit A.T i mori sot jetën një vajze të mitur 7-vjeçare, e cila kishte ardhur me familjen për pushime në Shqipëri.

Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve për humbjen e vogëlushes së tyre të shtrenjtë, dënoj me forcën më të madhe situatën katastrofike të sigurisë publike në plazhe, në pikun e sezonit turistik, fatkeqësisht me pasoja kaq tragjike të përsëritura.

Hetim i menjëhershëm i thelluar dhe ndëshkim të ashpër për shkeljen e ligjit nga drejtuesit e Policisë së Shtetit!

Mjaft arrogancës dhe papërgjegjshmërisë në Policinë e Shtetit!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME