Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIRisia/ Whatsapp: Tashmë mund t’i dërgoni mesazhe vetes

Risia/ Whatsapp: Tashmë mund t’i dërgoni mesazhe vetes

WhatsApp ka nxjerr funksionin e tij më të fundit “Message Yourself” për përdoruesit në mbarë botën.

Aplikacioni tani do t’ju lejojë t’i dërgoni tekst vetes dhe për të ruajtur mesazhet.

Funksioni “Message Yourself” do të jetë i ngjashëm me dërgimin e një mesazhi te një përdorues tjetër, por që texti do të mbetet në një bisedë të veçantë në telefonin tuaj.

Pasi të dalë funksioni, përdoruesit do të shohin një bisedë të veçantë me emrin e tyre (You). Për të përdorur opsionin thjesht hapni WhatsApp dhe krijoni një bisedë të re duke trokitur në ikonën në këndin e sipërm djathtas të ekranit.

WhatsApp thotë se “Message Yourself” sapo ka dalë dhe duhet të arrijë shumicën e përdoruesve të Android dhe iOS në javët e ardhshme.

Përdoruesit mund të shkarkojnë versionin më të fundit të aplikacionit në Android dhe iOS për të përdorur risinë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME