AKTUALITET

Rrahje dhe vjedhje, policia identifikon dhe dhpallë në kërkim autorët e dyshuar

•Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier:
-shpallën në kërkim shtetasit A. M., 36 vjeç, E. N., 37 vjeç, E. R., 31 vjeç dhe M. P., 31 vjeç, të katërt banues në Fier, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier;
-shpallën në kërkim shtetasin A. B., 38 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan.
Punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për 2 rastet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button