AKTUALITET
Përplasen mjetet, dy të plagosur

Lushnje – Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. T., 40 vjeç, banues në Fier, pasi në aksin rrugor “Këmishtaj-Pushimi i shoferit”, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. F., 63 vjeç dhe me automjetin me drejtues shtetasin B. F., 38 vjeç. Nga përplasja janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerë në këto automjete.