AKTUALITET
Mjegulla mbulon Gjirokastrën, policia apel për kujdes në qarkullim

Gjirokastrën – Mëngjesi i sotëm e ka gjetur Gjirokastrën të mbuluar nga mjegulla e dendur, e cila ka vështirësuar ndjeshëm dukshmërinë dhe lëvizjen e automjeteve në rrugët e qytetit.
Përballë këtyre kushteve atmosferike, Policia u bën thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të ulin shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit







