AKTUALITETTOP-NEWS

Kunja / Petro Koçi: Elisa nuk është Marjana…

Socialisti Petro Koçi ka dalë me një qëndrim të hapur për zhvillimet në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke kërkuar nga të vetët që të zbatojnë Statutin dhe të mos bëhen parti e përjashtimeve.

“Parti e vertete eshte ajo ne te cilen Statuti eshte me i forte se Kryetari apo Sekretari i Pergjithshem. Perndryshe koncepti institucional parti shkermoqet. Eshte e vertete qe Elisa ka dale ne mexhlis me disa qendrime te konsideruara problematike nga nje pjese me peshe e opinionit socialist.

Qendrimet e saj mund te vijne ne nje pjese te tyre nga menyra sesi ajo u perndoq nga qeveria. Arsyet me mire se une i di vete ajo. Une thjesht arsyetoj me supozime. Por propozimi per perjashtim ishte i tepert dhe demprures. PS se nuk i intereson nje unitet i bazuar te frika, por nje unitet i bazuar ne besim dhe bindje politike te vertete”, shkruan ai.

Duke bërë një krahasim me deputeten Marjana Koçeku, e cila u vetëlargua nga strukturat e Partisë Socialiste dhe askush nuk mori përgjegjësi për kandidimin e saj në kryeqendrën e veriut, Petro Koçi thekson se Elisa Spiropali nuk është Marjana.

“Ne fund te fundit Elisa nuk eshte Marjana Koçeku per perzgjedhjen e te ciles nuk mbajti askush pergjegjesi”, shkruan ai.

Ish-deputeti socialist thotë se po aq i pakuptimtë është edhe rasti i Plarent Ndrecës. Ai kujton se kur ishte në krye të Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, ishte gati heroik në përballjen e një procesi që sipas Petro Koçit, vetëm parlamentar nuk ishte.

“Perjashtimi nga forumet me rastin e te shtunes eshte nje pretendim nul. Nese propozimi nuk eshte votuar institucionalisht ai nuk validohet dot. Statuti eshte shume i qarte me kesi rastesh.

Ne baze te Statutit deputeti eshte ex oficio anetar i Asamblese Kombetare. Statuti nuk ka percaktim ndryshe. Nese Elisa eshte anetare e Grupit Socialist ajo automatikisht eshte ne Asamble. Nuk besoj se do cmendej partia e ta perjashtonte nga grupi”, vijon Petro Koçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button