Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËShabani: Në Shqipëri ka liderë fetarë të korruptuar

Shabani: Në Shqipëri ka liderë fetarë të korruptuar

Kryetari i nismës “Thurje” Endri Shabani ka bërë një deklaratë që ka zgjuar mjaft reagime. I ftuar në emisionin “Top Story” në TCH ku po diskutohej për korrupsionin ai theksoi idenë e mekanizmit të kontrollit qytetar mbi pushtetin qendror.

Shabani tha se në Shqipëri janë të korruptuar jo vetëm politikanët, por edhe liderët fetarë. Sipas tij mjafton që një njeri të ketë pushtetin dhe korrupsioni do të jetë i pandashëm deri në momentin që qytetarët nuk e kontrollojnë përfaqësimin politik.

“Në sistemin që në kemi nuk kemi si qytetarë mekanizma kontrolli. Në Britani është mekanizmi ku ti si qytetar ja pret mandatin në mes kryeministrit, kryetarit të bashkisë apo deputetit që fillon e devijon. E dyta është sistemi zgjedhor që inkurajon qytetarët që vota e tyre të konvertohet në një përfaqësim politik. E treta është referendum, pra ka disa instrumente ku qytetari mbron interesat e veta. Ne këtij ia kemi heq gjithë pushtetin qytetarit dhe e kemi përqendruar në 4 – 5 duar.

Unë këtu kam parë edhe liderë fetarë të korruptohen, pra pushteti të korrupton. Ajo që mbetët është mekanizmi i kontrollit qytetar, pra në momentin që shihet se dikush po devijon, qytetari e merr pushtetin mbrapsht por e kemi dobësuar, nuk ka çfarë t’i bëje kryeministrit.

Ne nuk e zgjedhim dot drejtorin e institucionit. Atë e zgjedh politikani, por në momentin që ne nuk kemi instrumente kontrolli mbi politikanin s’kemi as tek vartësi. Ky është themeli i problemit. Zgjidhja nuk vjen nga zgjedhja e njerëzve të kualifikuar jashtë, kishte gjyqtarë të paformuar. Futëm më të formuar por jo domosdoshmërisht ra korrupsioni. Ngrihet profesionalizmi, por nuk bie korrupsioni” – tha Shabani. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME