Uncategorized

Torino me 10 lojtarë mposht Milan, kalon në çerekfinale të Kupës (vidio)

Torino mposht Milan 0-1 në 1/8 e Kupës së Italisë dhe merr kualifikimin për në çerekfinale, ku do të takohet me fituesin e Fiorentina-Sampdoria. 90′ minutat e rregullta përfunduan në barazim 0-0 dhe pa emocione të veçanta.

Skuadra Granata mbeti me 10 lojtarë në minutën e 70, për shkak të kartonit të verdhë të dyfishtë të marrë nga Djidji. Në kohën shtesë, kuqezinjtë u hodhën krejtësisht në sulm, por Milinkovic-Savic rezistoi. E në minutën e 114 Adopo u kujdes për të nënshkruar golin e kualifikimit në fund të një kundërsulmi perfekt.

Një sukses i madh për Torino e Juric, që kaloi në çerekfinale të Kupës së Italisë. Përfundoi 1-0 në San Siro kundër Milanit, pas zhvillimit të kohëve shtesë. Kuqezinjtë dështojnë të marrin rezultatin, pavarësisht se luajtën me një lojtar më shumë, që nga minuta e 79. Kartoni i dytë i verdhë i Djidji u duk se vulosi ndeshje. Granatat megjithatë e mbajtën mirë fushën në një sfidë pa emocione të mëdha. Në shtesë, pavarësisht se Pioli kishte hedhur në fushë titullarët, u duke se cështja do të shkonte te penalltitë. Por në minutën e 114, Torino zhvilloi aksionin vendimtar me dy lojtarë shumë të rinj që sapo ishin futur nga pankina. Bayeye mori krahun e djathtë dhe shërben një top në qendër të përsosur për prekjen e Adopo, i cili mposhti Tatarusanu.

https://twitter.com/Reinaldodcg9/status/1613301263998898179?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1613301263998898179%7Ctwgr%5E120d45cf16cec414910b41e9fa57a9cac3d0498f%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2023%2F01%2F11%2Fvideo-torino-me-10-lojtare-mposht-milan-adopo-dergon-skuadren-ne-cerekfinale-te-kupes%2F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button