Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKëlliçi: Salianji do të jetë kreu i grupit parlamentar demokrat

Këlliçi: Salianji do të jetë kreu i grupit parlamentar demokrat

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi shprehet i sigurt se Enkelejd Alibeaj nuk do të jetë më kreu i grupit parlamentar demokrat. Ai tregon se ka votuar për Ervin Salianjin, dhe beson se ai do të jetë kreu i ri i grupit parlamentar të PD-së.

“Unë dhe Salianji nuk kemi qenë miq të mirë me njëri-tjetrin, por kemi vazhduar rrugën tonë në PD dhe për hir të bashkimit të demokratëve, kam votuar për zotin Salianji si kreun e ri të grupit parlamentar.

Unë betejën politike e kam vetëm me Edi Ramën dhe Erjon Veliajn, jo me Enkelejd Alibeajn. Besoj se do ta zëvendësojë zoti Salianji, por e rëndësishme është që deputetët të zgjedhin kë të duan. Kushdo që bën 50%+1 të votave, le të bëhet. 27 deputetëve i takon që ta zgjedhin. Dhe Salianji i ka votat’,-tha Këlliçi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME