Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorized“SHBA OK me Ballkanin e Hapur, por ja dhe ‘kushtet’ tona"

“SHBA OK me Ballkanin e Hapur, por ja dhe ‘kushtet’ tona”

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ishte i pranishëm përmes një video mesazhi në samitin e sotëm të Ballkanit Perëndimor.

Escobar ka deklaruar se SHBA mbështet nismën e Ballkanit të Hapur. Më tej, emisari i SHBA-ve renditi disa nga propozimet e tij, duke iu dhënë kurajë liderëve të bashkëpunojmë me iniciativa të tjera.

“SHBA e përkrahin iniciativën Ballkani i Hapur, por iniciativa jonë mbështetet në disa pika. Së pari, duhet të punojmë jo vetëm në një bashkëpunim rajonal, por edhe në ato të integrimit të strukturave evropiane. E dyta, tregjet më të mëdha janë ato evropiane. Duhet të punojmë për një integrim më të madh evropian. Ne i përkrahim të gjitha iniciativat ekonomike që e afrojnë rajonin. E treta, besojmë se kjo duhet të jetë e hapur për të gjithë. Secila iniciativë duhet të përfshirë të 6 shtetet e Ballkanit. Kjo është një iniciative e shkëlqyer dhe shpreh të jetë më e qartë.

Unë kam disa propozime:

  • E para, ka shumë mundësi për integrime. Unë ju jap kurajë liderëve si të bashkëpunojmë me iniciativa të tjera. Me këtë ju do të kuptoni që nuk do të dublifikohen punët por do ketë punë më të mira.
  • E dyta, duhet te keni një plan për zhvillim institucional. Duhet të krijohen kushtet për investitorët. Duhet ndihmë për investitorët. Ne i përkrahim liderët e kësaj iniciative dhe të kenë më shumë interes për të bashkëpunuar.
  • E treta, ju mbështes që kjo iniciative të jetë ekonomike. Nuk është një projekt politike, me rëndësi është që të mbetet një projekt ekonomik.”, tha Escobar.
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME