Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShefat e hipotekës pas drynit/ Banorët e Bërxullës: Keni 24 orë afat

Shefat e hipotekës pas drynit/ Banorët e Bërxullës: Keni 24 orë afat

Protestuesit e Bërxullës janë larguar nga zyrat e Hipotekës sot pasi nuk janë pritur as një drejtuesja Dallandyshe Bici dhe as nga njeri prej drejtuesve vendorë, Agron Çerri, që u mbyll në zyrë nga frika e ballafaqimit me ta.

Kujtojmë se ata protestojnë prej muajsh për dëmshpërblimin minimal që do t’i jepet për shembjet e shtëpiave të tyre për projektin Thumanë Kashar.

Para se të largohen të fyer nga kjo sjelle e zyrtarëve të shtetit që e kanë detyrim ligjor t’iu përgjigjen, përfaqësuesi i banorëve të Bërxullës deklaroi prerë: Tani kanë vetëm 24 orë kohë të na japin përgjigje!

“Do t’i thosha drejtorit të Hipotekës që mbulon zonën Kamzë-Vorë, i bëj thirrje sot, këtu përpara derës, se nuk del për të na dhënë përgjigje, se e pres 24 orë!

Mbajeni mend! 24 orë e pres të vijë në njësinë administrative Bërxullë, të vijë atje ai vetë bashkë me grupin përfaqësues dhe të na japë të gjitha përgjigjet mbi segmentin rrugor, mbi pronat, banesat që preken. Në të kundërt, pasojat do t’i ketë shumë të rënda.

Protesta do të zhvillohet këtu por do të jetë shumë më e dhunshme, mos t’i vijë keq. Po them 24 orë, nuk i jap asnjë minutë kohë më tepër! Se kemi shtatë muaj që i kërkojmë.

Se fillojnë rolin secili “unë nuk e di”, por e dinë se ka qenë drejtor në Dibër dhe i dinë këto problematika. Ia njohim karrierat, vijnë me ofiqe, ministrat i kanë sjellë këtu se kanë interesat e veta.

24 orë kohë kanë, do të mbajnë përgjegjësi kundrejt banorëve të Bërxullës! Dhe këtu nuk kemi dhunuar asgjë, që ta dinë. Duhet ta dini që këto ndërtesa këtu i ndërton dikush dhe a e dini se të gjitha institucionet e shtetit janë akomoduar në godina private?! E imagjinoni sa qira paguajnë?!”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME