Deputeti i PD Agron Shehaj, në fjalën e tij nga Gjykata Kushtetuese u shpreh se kjo gjykatë duhet të bëjë drejtësi e të marrë vendimin e duhur në lidhje me ministren Olta Xhaçka.
“Avokati pranoi se zonja shtetase e huaj që ka marrë statusin e investitorin strategjik është kunata e Xhaçkës. Besojmë se Kushtetuessja ka krijuar një precedent një standard atë që heq mandatin e deputetëve nëse përfitojnë nga prona publike. Ka vetëm një mundësi përballë këtij akti korruptiv, ndryshe do ishte dëm i madh për besueshmërinë e kësaj gjykatë nëse do e nxirrtë të lartë ministren Xhaçka.
Nëse gjykata do jetë e drejtë nuk ka asnjë arsye pse të mos marrë vendimin e duhur. Nëse ka një vendim tjetër që është marrë, ka argumente, justifikime sa të duan për mos ta marrë atë vendim. Ne jetojmë në një vend ku mungon drejtësia sepse mendojnë se njerëz të pushtetshëm si Xhaçka nuk ndëshkohen ndërsa qytetarët kanë të vetmen alternativë të largohen”, tha ai.