E njohur si Çarja e Afrikës Lindore e cila u formua të paktën 22 milionë vjet më parë, është rritur ndjeshëm gjatë dekadave të fundit. Një çarje e madhe toke u vërejt përgjatë shkretëtirës së Etiopisë në vitin 2005 dhe aktualisht është duke u zgjeruar me të paktën 2,5 centimetra në vit.
Shkencëtarët se kjo ndodhi e çarjes së tokës në Afrikë mund ta ndajë kontinentin në dy pjesë dhe të formojë një det të ri. Vendet përgjatë bregdetit juglindor të Afrikës mund të shndërrohen në një ishull gjigant, duke krijuar një det të ri nga Etiopia në Mozambik.
Në atë kohë, u tha se fenomeni është duke ndodhur për shkak të largimit të dy pllakave tektonike nga njëra-tjetra, por gjithsesi nuk pati një përfundim të saktë. Së fundmi, një studim i botuar në muajin qershor ka dalë në përfundimin se ky fenomen është duke ndodhur për shkak të shpërthimeve të lavës nga bërthama e planetit.
“Ajo që ne nuk dimë ende është nëse kjo çarje do të vazhdojë me të njëjtin ritëm apo do të përshpejtohet. Me ritmet e tanishme, një det me përmasat e Detit të Kuq mund të formohet aty pas rreth 20 milionë vjetësh”, tha Ken Macdonald, profesor në Universitetin e Kalifornisë.