Sunday, May 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËHarry dhe Meghan shfaqen në publik me fëmijët

Harry dhe Meghan shfaqen në publik me fëmijët

Princi Harry u pa duke shijuar paradën e 4 korrikut në qytetin ku po jeton, Montecito, të martën. Duka i Sussex-it nuk ishte vetëm, por si rrallëherë u shfaq me vajzën e tij 2-vjeçare, Lilibet.

Princesha e vogël mbante veshur një fustan me lule, çorape të bardha deri tek gjuri dhe këpucë të kuqe. Flokët e saj të kuq, të trashëguar nga i ati, ishin të mbledhur në dy bishta të lezetshme.

Më vonë, edhe Meghan Markle dhe Princi Archie iu bashkuan.

Ka qenë një kohë e trazuar për Harryn dhe Meghan. Së fundmi ata njoftuan se po ndërpresin kontratën me Spotify, tre vjet pasi ranë dakord për një marrëveshje prej 20 milionë dollarësh. Podkasti i Markle, “Archetypes”, nuk do të regjistrojë një sezon të dytë, pavarësisht se u lançua në krye të top-listave vitin e kaluar.

Një burim i brendshëm i tha NY Post se çifti nuk prodhoi përmbajtje të mjaftueshme për të justifikuar pagesën e tyre të plotë prej shumë milionë dollarësh. Në një deklaratë të përbashkët, Spotify dhe Archewell Audio thanë se ata kanë rënë dakord reciprokisht të ndërpresin kontratën. Një burim tjetër i brendshëm pohoi se çifti e konsideron veten viktima të fatit të keq, duke besuar se COVID-19, rënia ekonomike dhe vdekjet e mëvonshme të Princit Philip dhe Mbretëreshës Elizabeth II penguan përpjekjet e tyre për projekte të reja.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME