Lushnje – Serisht aksident me fatalitet ne autostradën Fier Lushnje. Nje mjet tip Benz me drejtues nje 26 vjeçar nga Lushnja ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e betonit të një biznesi. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe i tij ka gjetur vdekjen në vendngjarje.
Eri Naska viktima kthehej nga Vlora për në Lushnje. Policia ka dokumentuar ngjarjen dhe po heton për shkaqet. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga si rezultat i shpejtësisë së madhe dhe lagështisë për shkak të reshjeve të shiut.
Policia
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, shtetasi E. N., 26 vjeç, banues në Fiershegan, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit