Shpërthimi në Lushnje/ Tritoli i vendoset shtëpisë së Klea Gjatës

Lushnje – Objektivi i tritolit të vendosur në orët e para të mëngjesit ka qenë shtëpia e të dashurës së Laert Haxhisë. Lënda plasëse e vendosur në një pallat parafabrikat, ka shpërthyer gjatë orës 02:00 të mëngjësit e sotëm.
Banesa në lagjën ‘Gafurr Muço’ është e nënës së Klea Gjatës. 29-vjeçarja, e cila u lirua nga burgu vitin e kaluar ndodhet nën hetim për veprat ‘Moskallëzim Krimi’ dhe ‘Përkrahje e autorit’.
Në orën 1 pas mesnate në një pallat në lagjen “Gafurr Muça” në Lushnja ka shpërthyer një sasi lëdë plasëse.
Në vendgjarje shkoi policia ku rrethoi vëndin e ngjarjes. Sipas burimeve policore lënda plasëse është vënë për banesën e Shaqe Gjata, mamaja e Klea Gjatës e dashura e Laert Haxhiut i dënuar nga drejtësia shqiptare Po kto burime pohuan se nga shpërthimi i lëndës plasëse është dëmtuar një tub shkarkimi ujrash, felizoli i paketës mbrojtëse nga lagështra e temperaturat e larta e të ulta si dhe një dritare e banesës në kat të dytë.
Zyrtarisht pilicia Fier pohon se në banesë nuk ka patur njeri. Shlrbimet policore kanë ndënjur deri në orën pesë të mëngjesit dhe më pas janë larguar, pohuan burime informacioni nga vendngjarja.









