Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShqiptaret qe jetojne ne kete vend te Europes, kush është pa leje...

Shqiptaret qe jetojne ne kete vend te Europes, kush është pa leje do riatdhesohet.

Kancelari Olaf Scholz e kishte paralajmëruar që në shkurt një hap të tillë, kur tha përpara Bundestagut se “kush nuk ka këtu të drejtë qëndrimi, duhet të largohet nga Gjermania”. Por është më e lehtë të thuhet, se të veprohet, thonë mediat vendase.

Janë rreth 280.000 vetë në situatë të tillë që do të duhet të largohen nga vendi. Megjithatë, në katër nga pesë raste dëbimi është pezulluar.

Shumica e këtyre personave kanë llojin e lejes Duldung, për shembull për shkak të gjendjes së sigurisë në vendin e tyre, sepse janë të sëmurë ose u mungojnë dokumentet.

Nga ana tjetër, shumë dëbime nuk arrihet të kryhen, sepse personat që duhet të dëbohen, u fshihen autoriteteve. Disa kohë më parë, ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser paraqiti idetë e para se si mund të bëhen më efektive dëbimet.

Para dy javësh politikania socialdemokrate prezantoi draftin e projektiligjit; tani, kabineti qeveritar gjerman ia dha përfundimisht OK-in rregullores së re që parashikon më shumë kompetenca për policinë dhe më shumë kohë për autoritetet për përgatitjen e dëbimeve. Kështu ata që duhet të dëbohen nga Gjermania mund të mbahen më gjatë në të ashtuquajturin “Abschiebehaft”, burgim për një kohë të caktuar, që nuk nënkupton dënim të personit, por përgatitjen e dëbimit në 28 ditë jo 10 ditë si deri më tani.

Nga ana tjetër kontrabandistët do të dëbohen më shpejt. Projektligji megjithatë është pritur me kritika edhe brenda koalicionit qeveritar. Disa pjesëtarë te Partisë Socialdemokrate, SPD dhe Të Gjelbërve i përshkruan këto si ndërhyrje masive në të drejtat themelore të njeriut.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME