Wednesday, June 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShtohen rastet e vetflijimeve në qarkun Fier

Shtohen rastet e vetflijimeve në qarkun Fier

Fier – Shtohen rastet e vetëflijimit në qarkun Fier. Në 5 muaj 11 raste.
Qytetarët thonë se problemi kryesor jane shkaqet ekonomike e problemet brenda familjes si dhe indiferenca e institucioneve shtetërore.

Shtohen rastet e vetëflijimit në qarkun Fier. Vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti numri i të vetflijuarëve duke u vetëvrarë me armë zjarri, vetëvarur, duke përdorur pesticide të ndryshme ka shkuar në 11 persona të moshave e te gjinive të ndryshme.

Sipas qytetarëve dhe psikologes Mimoza  Niko  shkaqet që i çojnë në vetëflijimit janë problemet ekonomike, braktisja dhe probleme të ndryshme ekonomiko financiare brenda familjes.

Shkak tjetër janë edhe indiferenca dhe neglizhenca e institucioneve të ndryshme shtetërore ndaj kësaj kategorie njerëzish të prekur.
Psikologjia Niko pohon se ende jemi provincial dhe kemi frikë të shkojmë tek psikologët për të marr një konsultë.

Kujtojmë se vetëm në 48 orët e fundit dy persona humbën jetën me vetëvrasje ne armë gjahu në Lushnjë e Patos ndërkohë që një tjetër vajzë nga Lushnja po lufton me jetën në spitalin e traumës në Tiranë

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME