Thursday, June 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREJa cilat ushqime pastrojnë mushkëritë nga nikotina

Ja cilat ushqime pastrojnë mushkëritë nga nikotina

Rreth 30 miligramë nikotinë mund të jetë vdekjeprurëse.

Ekspozimi ndaj saj mund të çojë deri në tolerancën e nikotinës dhe të shkaktojë varësi nga pirja e duhanit, gjë që është e lidhur me një sërë sëmundjesh, duke përfshirë bronkitin kronik, emfizemën dhe karcinomin e mushkërive. Si ta eliminoni nikotinën nga organizmi? Ekspertët rekomandojnë zvogëlim gradual të pirjes së duhanit në kombinim me detoksikimin, për ndërprerje më efikase të pirjes së duhanit pa periudha të rënda dhe të dhimbshme.

Lëngu i portokallit është recetë jashtëzakonisht efikase për pastrimin e nikotinës nga trupi. Brokoli nga ana tjetër mund të zvogëlojë nivelin e nikotinës në trupin tuaj. Këto perime me fletë të gjelbra janë të pasura me vitaminën B5 dhe vitaminën C. Hulumtimi tregon që vitamina C është antioksidant i cili lufton kundër radikaleve të lira dhe kimikaleve toksike, të cilat hyjnë në trupin tonë, duke na bërë më të pastër dhe më të shëndetshëm.

Nikotina, kur merrni frymë, arrin deri në tru, hyn në sistemin tonë dhe mbetet në trupin tonë tri ditë, duke i krijuar probleme lëkurës. Fatmirësisht, karota ndihmon në luftën kundër këtij efekti negativ. Lëngu i karotës është i pasur me përbërës esencial ushqyes të lëkurës, siç janë vitaminat A, C, K dhe B, të cilat janë treguar efikase në shpëlarjen e nikotinës nga trupi ynë. Uji gjithashtu mund të nxjerrë pothuajse të gjitha drogat e dëmshme dhe kimikalet nga trupi ynë. Pini tetë gota të rekomanduara ujë në ditë. Në ujë mund të shtoni një copë limon. Limoni e ndihmon trupin që t’i pastrojë toksinat nga organizmi.

Raporti i fundit i titulluar ‘No Smoke, Less Harm’, publikuar nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë të shëndetit, tregon se, pavarësisht se niveli i konsumit të nikotinës është i njëjtë, Suedia ka ndjeshëm norma më të ulëta të sëmundjeve që lidhen me duhanpirjen në krahasim me vendet e tjera evropiane. Ky studim mbi shëndetin, flet për përqindjen e konsumit të nikotinës në Suedi në krahasim me vendet e tjera të unionit. Studimi konfirmon se përdorimi i nikotinës nuk është faktori kryesor në zhvillimin e sëmundjeve të lidhura me duhanin, por është pikërisht mënyra sesi e konsumojmë nikotinën ajo që ndikon në shëndetin e konsumatorëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME