Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET Si u qëlluan dy të rinjtë në Milot, Klisman Preçi i shpëtoi...

 Si u qëlluan dy të rinjtë në Milot, Klisman Preçi i shpëtoi një atentati, por sot jo (vidio)

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Milot. Sipas informacioneve paraprake, të plagosur kanë mbetur shtetasit Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi.

Të dy janë dërguar në spital, Brahimi në atë të Traumës, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërsa Preçi ka marrë plagë, por është jashtë rrezikut.

Atentati ndodhi në oborrin e banesës së Brahimit, kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre.

Ylli Brahimi i ka shpëtuar një atentati në 13 janar 2021.

Edhe Klisman Preçi i shpëtoi një atentati në 15 maj të këtij viti. Ai u qëllua nga një makinë në lëvizje në Lezhë. Më poshtë video e Precit pas atentatit.

Klisman Preçi, i cili ka ndërruar jetë nga një atentat mbrëmjen e sotme në Milot, i ka shpëtuar një atentati pak muaj më parë, por mbrëmjen e sotme nuk ka mundur, ka vdekur  Ai ishte bashkë më kushëririn e tij Blerim Preçi, ku u qëllua nga një makinë në lëvizje në Lezhë.

Klisman Preçi

Ndërsa këtë mbrëmje i plagosur ka mbetur edhe Ylli Brahimi rreth 47 vjeç. Gjithashtu edhe Brahimi në vitin 2021 i ka shpëtuar një atentati në qendër të Milotit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ende nuk ka asnjë gjurmë mbi autorët ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e tyre.

Me targa të Shkupit, makina e atentatit në Milot e bërë shoshë nga plumbat

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME