Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËNuk e dua Berishën, por Britania i bëri qokë SHBA për “non-gratën”

Nuk e dua Berishën, por Britania i bëri qokë SHBA për “non-gratën”

Nga Ben Manaj (Londër)

Non-grata britanike e Berishës, është zhgënjyese të paktën për mua dhe e rëndë po aq, për një njeri nga i cili kam vuajtur personalisht gjatë karrieres time të gjatë në gazetari. Në fillim me amerikanët e Associated Press, e më pas me anglezët e BBC deri në kërcënim me vdekje!

Zhgënjimin e kam me britanikët që kësaj here i kanë bërë qokën e rradhes amerikanëve falë “marrëdhënieve speciale” historike mes dy vendeve.

Dhe i mirëkuptoj deri diku, por kisha pritshmëri për klas pak më të sofistikuar që britanikëve dhe diplomacisë e politikës nuk u mungon, pasi jo më kot janë referencë e demokracisë ndër më funksionalet në botë.

Padyshim, Berisha është i korruptuar dhe ka lënë të tjerët të korruptohen! Siç ndodh edhe me pushtetin aktual dhe atë që sot se kam dëgjuar më të thotë se “s’ka bir kurve të gjej parat e tij në xhepat e mi”, ose nuk e thonë as ata që mban rreth vetes.

Britanikët do doja të sanksionin më konktetisht dhe sekuestronin çdo pronë të pandershme dhe korruptive të çdo politikani shqiptar që mund të kenë edhe në emër të të tjerëve në ishull!

Ata jam i bindur që i dini çdo lëvizje dhe gjurmë elektronike të tyre dhe transaksion apo investim të njerëzve që përdorin për të fshehur pasuritë dhe djersën e shqiptarëve! Dhe ata i kanë kapacitetet investigative dhe inteligjente për Shqipërinë, siç kanë për çdo lëvizje tanku në Ukrainë dhe janë burim i besueshmërisë.

Dhe këtë do duhet ta bënin shumë më shpejt dhe jo pas 12 vjetesh, si në rastin e Berishës, dhe jo vetëm me të, por edhe mëkëmbësit e tij dhe pasuesit e tij në administrimin korruptiv të Shqipërisë. Dhe jo selektivisht dhe për arsye qesharake dhe symbyllje akoma me gërditëse për të tjerët, që sot u fërkojnë kokën apo toleronin si dikur Berishën.

Edhe Fazllicin britaniko-boshnjak aty e kanë dhe e kanë të lirë dhe jo të dënuar për korrupsion të bërë në kohën e Berishës dhe të mbrojtur prej tij. Parandjenja ime është se rikthimi i Berishës dhe Metës, mund të rrezikoj pushtetin e ditës, te lodhur nga aferat korruptive dhe raskapitja qeverisëse si dhe presionit tek shqiptarët që të huajt janë të bindur se ndikohen po nga të huajt në vendimmarrjet e tyre elektorale.

A do jenë këto lëvizje bumerang për ta kjo mbetet të shihet. Mos harroni se britanikëve nuk është se u hapet barku shumë për ne dhe Shqipërinë. Angazhimi i tyre është minimal dhe atëherë kur shfaqet është për interesa të qarta britanike. Më thoni sa herë kanë qenë Kryeministrat shqiptarë në Londër? Po ata britanikë në Tiranë? Toni Bler mbahet mend për luftën në Kosovë. Dhe një vizitë e Ramës me David Cameron, a një e Berishës si President me John Major. Këto në 30 e ca kusur vjet.

Nuk po flas për klasin e përfaqësuesve diplomatik në Tiranë. Dhe kjo në përputhje me interesat që kanë në vend, ashtu edhe klasi i kryediplomatëve, që në disa raste ka qenë më pak i atashuari publikisht me ekzekutivet shqiptare, madje duke i kritikuar shpesh kryeministrat, saqë në kundërpergjigje ka në marr,” ju po ta donit integrimin evropian nuk dilnit nga BE-ja”.

Ende pres listën të mos jetë “off the table”, por “over the table” dhe me sa më shumë emra, se tangoja korruptive në Shqipëri është luajtur gjithmonë dyshe. Kjo do e bën më të besueshme përpjekjen britanike për të hequr nga shpatullat Londongrad-in, si strehë e të kryekorruptuarve të botës. Si shtetas britanik më lejohet kaq pritshmëri, edhe pse naive, në dukje nga ana ime.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME