KULTURË

Motra e Hitlerit

Në vitin 1936, Adolf Hitleri i kërkoi motrës së tij të merrte një mbiemër tjetër. Që nga ajo kohë, Paula Hitleri u prezantua si Paula Wolf, ndërsa vëllai i saj konsolidoi pushtetin e tij në Gjermani.

Mbiemri, që ajo duhej ta fshihte ishte i njëjti, që do të mbetej i lidhur me krimet e nazizmit.

Paula lindi në Austri më 21 janar 1896, shtatë vjet pas Adolfit.
Ajo ishte motra e vetme i Hitlerit, vajzë e dy prindërve, që arriti moshën madhore.
Babai, Alois, vdiq kur ajo ishte ende fëmijë, nëna Klara, vdiq në vitin 1907.

Pas vdekjes së nënës, fëmijët mbetën të larguar për vite me radhë. Paula u tha amerikanëve, se nuk e kishte parë Adolfin nga viti 1908 deri në vitin 1921.

Në Vjenë, ajo punoi si sekretare në një kompani sigurimesh.
Në vitin 1930, ajo humbi punën, duke pretenduar se lidhja e saj familjare me Hitlerin, i cili ishte tashmë një figurë e shquar në politikën gjermane, ishte bërë e njohur. Vëllai i saj filloi ta mbështeste financiarisht me një pagesë mujore.

Ndryshimi i mbiemrit erdhi më vonë.

Gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 1936 në

Garmisch-Partenkirchen, Adolfi i kërkoi asaj të përdorte mbiemrin Wolf dhe ta mbante identitetin e saj konfidencial.
Paula vazhdoi të jetonte larg vëmendjes dhe, gjatë luftës, punoi për një kohë si daktilografe në një spital.

Nuk ka të dhëna që ajo të ketë qenë anëtare e Partisë Naziste ose të ketë mbajtur ndonjë detyrë qeveritare.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ajo ishte plotësisht e huaj për rrethin e vëllait të saj: ajo merrte para prej tij, e takonte herë pas here dhe e shoqëronte në Festivalin e Bayreuth në vitin 1939.

Bindjet e saj personale nuk mund të nxirren vetëm nga mungesa e një posti politik.

Në javët e fundit të luftës, ajo u transferua në Berchtesgaden, Bavari.

Pas disfatës së Gjermanisë, amerikanët e pyetën për të zbuluar se çfarë dinte për Hitlerin dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.
Përgjigjet e saj u përqendruan kryesisht në jetën e saj familjare; nuk dolën prova për përfshirjen e saj në planifikimin e krimeve të regjimit.

Pas luftës, u kthye në Vjenë për një kohë.
Në vitin 1952, u vendos në Berchtesgaden, ku jetoi në rrethana modeste dhe mori ndihmë sociale.
Vdiq më 1 qershor 1960, në moshën 64 vjeçare.

Biografia e saj, nuk i fshin dhe nuk i zbut përgjegjësitë e Adolf Hitlerit.

Përkundrazi, ajo tregon nevojën për të dalluar lidhjet familjare nga përgjegjësitë individuale, pa e konsideruar automatikisht rezervën e një personi, si provë të pafajësisë morale ose kundërshtimit ndaj regjimit…

Fatmir Shqarri…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button