Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGjendet e djegur makina e autorëve të atentatit në Milot (vidio)

Gjendet e djegur makina e autorëve të atentatit në Milot (vidio)

Një makinë e llojit Audi është gjetur e djegur në Borizanë të Krujës e cila mendohet të jetë e autorëve të atentatit që ndodhi mbrëmjen e sotme në Laç ku mbeti i vdekur Klisman Preçi dhe është plagosur rëndë, 46 vjeçari Ylli Brahimi.

Makina e autorëve ka qenë e fuoristradë Land Rover e blindur. Ndërkaq në Borizanë është duke u djegur një automjet tip Audi. Shërbimet e policisë janë disur drejt vendit për të kryer hetimet e nevojshme.

Policua

Në qytet Milot, në sheshpushimin e një pallati, rreth orës 21:00, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip fuoristradë “Land Chrysler”, brenda të cilit ndodheshin shtetasit K. P., 28 vjeç dhe Y. B., 46 vjeç, banues në Kurbin, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës, në Tiranë. Shtetasi K. P. ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie dhe grupi hetimor.

Gjithashtu, nga forcat policore të Komisariateve të Policisë Kurbin dhe Lezhë, me mbështetje edhe nga grupet e FNSH Shkodër, po bëhet krehja e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Janë ngritur pika kontrolli në Rrugën e Kombit, në drejtim të Matit, të Lezhës, të Tiranës dhe të Krujës.

Në fshatin Gramëz, rrethi Krujë, është konstatuar duke u djegur një automjet, që dyshohet se është automjeti i përdorur nga autori/ët për kryerjen e kësaj ngjarjeje kriminale. Nga kqyrja paraprake, brenda tij, janë gjetur 2 armë zjarri kallashnikovë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdon veprimet hetimore, duke administruar çdo provë, pamje filmike, informacion si dhe dëshmi, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME