AKTUALITETTOP-NEWS

Situata me reshjet në Fier, probleme në Rroskovec dhe Mallakastër.

Reshjet e dendura të shiut që ranë gjatë natës kanë krijuar probleme në disa zona të Bashkisë Rroskovec dhe Mallakastër qarku Fier. Sipas burimeve zyrtare, aktualisht janë raportuar vështirësi në furnizimin me ujë të pijshëm si dhe mungesa të energjisë elektrike në disa lagje dhe fshatra të njësive administrative

Bashkia Mallakastër

Gjat natës probleme nga reshjet nuk ka patur. Era e fortë ka lënë pa e energji elektrike fshatra të zonave si Kut, Çorrush, Greshicë, Hekal dhe njësia administrative Qendër. Grupet e punës janë në terren po punojnë të riparojnë defektet

Bashkia Rroskovec

Sipas burimeve zyrtare për momentin probleme ka vetëm me furnizimin me ujë të pijshëm dhe me furnizimin me energji elektrike në disa zona.
Grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës.

Autoritetet vendore bëjnë me dije se grupet e punës ndodhen në terren. Deri tani nuk raportohet për dëme të tjera materiale apo për rrezik për banorët.

Për shkak të erës së fortë rreth orës 5 :00 të mëngjesit të sotëm ka patur ndërprerje të energjisë elektrike ne disa zona rurale si, nënstacioni i Poçemit në Mallakastër, fideri i Matkës në Roskovec , në Mbrostar dhe Gorishovë në bashkinë e Fierit. Grupet e punës janë në terren për të bërë të mundur rikthimin e energjisë.

Reshjet intensive kanë prekur të gjithë qarkun e Fierit, ndërsa Rroskoveci është një nga zonat ku janë ndier më së shumti problematikat në rrjetin e furnizimit të energjisë elekektrike dhe ujit të pijshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button