Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËSkandali/ Qytetari - Alibeajt: Më hiq emrin nga lista për këshillin bashkiak,...

Skandali/ Qytetari – Alibeajt: Më hiq emrin nga lista për këshillin bashkiak, nuk kam kërkuar kurrë

Pasi iu larguan 5 kandidatë për bashkitë, Enkelejd Alibeajt po i firojnë edhe kandidatët e përfshirë në listat e këshilltarëve bashkiakë. 

Mjaft prej tyre janë përfshirë në listat e këshillave pa i pyetur dhe kështu nuk kanë as dijeni. 

Një denoncim i tillë erdhi këtë të mërkurë nga bashkia e Fierit.

Ardit Gurguri është një i ri i cili figuron kandidat në listën e Enkelejd Alibeajt për anëtar të këshillit bashkiak të Fierit. 

Mirëpo ai mohon që një gjë të tillë ta ketë bërë me vullnetin e tij. 

Gurguri shkruan në një postim në rrjetet sociale se nuk ka firmosur as ka dhënë aprovimin e tij për vendosjen e emrit për anëtar të Këshillik Bashkiak.

Ai ka kërkuar me urgjencë heqjen e emrit nga lista e kandidatëve. 

Ndërkohë, deputeti i PD, Luan Baçi thekson se një situatë e tillë nuk është prezente vetëm në bashkinë Fier, por në shumë zona të vendit. 

“Ardit Gurguri dhe shume si Arditi gjejne veten ne listat e KB te Alibashes, pa dijenin e tyre! Nje situat e till, nuk eshte vetem ne bashkine e Fierit, por edhe ne shume bashki te tjera te vendit! Denoncimi i tyre publik dhe me kurajo, duhet vleresuar! Te braktisur dhe te turperuar, para qytetareve dhe veçanerisht demokrateve, Alibasha dhe ata pak mbeshtetes interesaxhinj qe i vene pas, po mbushin listat me te pa njohur, por edhe me demokrat te vertet dhe qytetare dinjitoz, qe jua perplasin ne fytyre, mashtrimet dhe fallcitetet e tyre! Ndaloni, se boll u turperuat! Boll eshte boll! Akoma nuk ngopet? Me poshte statusi i Arditit!”, shkruan Baçi.  

Nga ana tjetlr ka reaguar PD e Alibeajt zyra Fier duke pohuar se Ardit Gurguri ka firmosur vet me vullnetin e lirë ne prezencë të 3 personave në seli të Partisë në Fier. Endri Jaupi sekretar i kësaj dege ka pohuar se ka kontaktuar me Arditin dhe i ka pohuar se përse ke disinformuar? Çërse ke pohuar gjëra të rreme, por ai i është përgjigjur se u ndodha ngusht e skisha cfarë ti thoshja Luan Baçit nga presioni më ato.momente, pohoi Jaupi për ALB365

Jaupi na tregon dhe formularin e firmosur prej tij dhe pohonë se kjo është një lojë e pamoralshme e deputetit Baçi

Ja dhe dokumenti

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME