Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMori rryshfet për të mos vendosur gjobë, polici pezullohet pas publikimit të...

Mori rryshfet për të mos vendosur gjobë, polici pezullohet pas publikimit të vidios në rrjete sociale

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier

Në lidhje me një rast të publikuar në rrjete sociale, në të cilin shfaqet një shtetas që i jep ryshfet një punonjësi të Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative, për shkelje të Kodit Rrugor, ju informojmë se:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor G. M., me detyrë punonjës i Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier.

Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë, ndërsa nga AMP ka nisur hetimi penal për këtë rast.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën të punonjësve të Policisë, dhe iu garanton reagim të menjëhershëm, të paanshëm dhe konform ligjit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME