Berisha: Rama nga paniku urdhëron censurën në Instagram
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas mbylljes në mënyrë masive të dhjetëra e qindra profileve në Instagram që i jepnin zë protestës qytetare dhe akuzonin Edi Ramën për korrupsion e vjedhje e duke i kërkuar dorëheqjen. Sipas Berishës, nga paniku ku është përfshirë, Rama ka urdhëruar censurën.






