POLITIKËTOP-NEWS

Berisha: Rama nga paniku urdhëron censurën  në Instagram

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas mbylljes në mënyrë masive të dhjetëra e qindra profileve në Instagram që i jepnin zë protestës qytetare dhe akuzonin Edi Ramën për korrupsion e vjedhje e duke i kërkuar dorëheqjen.

Sipas Berishës, nga paniku ku është përfshirë, Rama ka urdhëruar censurën.

Reagimi i kryetarit të PD, Sali Berisha:

Rama po dëshmon çdo ditë se sa i frikësuar është nga protesta. Pavarësisht sulmeve, propagandës për ta relativizuar, presionit dhe dhunës së ushtruar nga policia për të intimiduar protestuesit, qytetarët vazhdojnë të dalin çdo natë në shesh dhe të kërkojnë largimin e tij.

Dhe pikërisht sepse protesta është kthyer në diskutimin e çdo tavoline, në shpresë për mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë vendit dhe ka dominuar algoritmet e rrjeteve sociale, Rama ka zgjedhur të ndjekë manualin e etërve të tij politikë: censurën.

Që prej mbrëmjes së djeshme, janë bllokuar rreth 200 llogari të protestuesve dhe portaleve që kanë mbështetur protestën.

Kjo është dëshmia më e qartë se Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për ta shuar protestën. Por ajo që ende nuk ka kuptuar është se protestuesit nuk dorëzohen, nuk tremben dhe nuk tërhiqen. Ata do të jenë aty çdo natë, në shesh, deri në largimin e tij. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button