Protesta e 96/ Nis marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Ka nisur marshimi i protestuesve në Tiranë, në ditën e 96-të të protestës kundër qeverisë.
Qytetarët janë nisur nga sheshi ‘Skënderbej’ dhe po marshojnë drejt Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet protesta e sotme.
Protesta e 96-të vjen pas arrestimeve të policisë dhe përplasjeve me policinë para godinës së Kryeministrisë.
Protestuesit qëndruan për rreth dy orë te Kryeministria, duke bllokuar hyrjet dhe daljet e godinës, ndërsa policia shtoi forcat në terren.
Pas përplasjeve, disa protestues u shoqëruan në komisariatet e Tiranës.
14 persona janë arrestuar dhe pritet që nesër të dalin para gjykatës.
Pas mbërritjes para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur fjalimet, ndërsa nga turma janë dëgjuar thirrjet ‘Rama në burg!’, ‘Rama ik!’ dhe ‘Qeveri teknike!’.








