Një ngjarje e madhe në fushën e veterinërisë ka ndodhur sot në Tiranë.
Përfaqësues të Visegrad Vet + perbër nga Urdhra të Mjekëve Veterinar nga Europa si Hungaria, Kriacia, Polonia, Çekia, Bavaria, Italia, Greqia, Serbia, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Slovakia, Slovenia si dhe Presidentet respektiv te Federatës Europiane të Veterinarisë, Unioni Europian i Veterinerve të Praktikës, Unioni Europian i Higjenistëve Veterinar, shoqata Dogs Trust, mbajtën takimin sot, më 11/05/2024, në Tiranë. Ata diskutuan zhvillimet më të fundit për ndryshimet veterinare në Bashkimin Europian. Thelbi është shëndeti i kafshëve në dobi të shëndetit të njeriut, pra, “one health” u ngritën dhe u diskutuan çështje të ndryshme si regjistrimi dhe unifikimi i pasaportave për qentë dhe macet, duke ndërprerë abuzimet me kafshët e vogla dhe duke monitoruar dhe kontrolluar sëmundjen e tërbimit, e cila është një rrezik potencial për njerëzit. Po ashtu, u fol për rezistencën ndaj antibiotikëve dhe përdorimin e barnave veterinare te kafshët bujqësore, dhe për kërkesat e fundit të BE.
Një temë thelbësore ishte rritja e kapaciteteve veterinare, trajnimi i vazhduar dhe përmirësimi i njohurive me të fundit të shkencës veterinare, gjë që e bën veterinarinë një profesion thelbësor dhe të pazëvendësueshëm në mirëqenien e kafshëve dhe shëndetin publik.E ftuar ishte dhe Ministrja e Bujqësisë, Z.Anila Denaj e cila u shpreh se fokusi i Ministrisë së Bujqësisë është mbrojtja e shëndetit të konsumatorit duke mbështetur shërbimin veterinar privat dhe shtetëror. Ajo vuri theksin në parimin “një botë, një shëndet” dhe gatishmërinë e dikasterit për mbështetjen e veterinarëve të Shqipërisë. Po ashtu, takimin e përshëndeti dhe Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Z. Rezart Postoli, Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Z. Roland Meçaj dhe Doktor Artan Xhafa .
Në fund të takimit, dhomat veterinare europiane falënderuan Urdhrin e Mjekëve Veterinar të Shqipërisë për mikpritjen edhe organizimin dhe arritën në konkluzion për të përpiluar së bashku një dokument për Komisionin Europian mbi ndryshimet ligjore që duhet të ndodhin mbi temat e mësipërme.
Të gjith një zëri dhan mesazhin nga Tirana se Shkenca veterinare është pararoj e shëndetit publik. Ky ishte takimi parë që u mbajtë në Shqiperi në keto nivele të organizatave Veterinare te Bashkimit Europian.