Tani/ Aksion policor në Suk të Rroskovecit, kapen armë dhe drogë. Arrestohet një shtetas

Rroskovec/ Një operacion i befasishëm policor është zhvilluar në orët e mbrëmjes në Roskovec, pas informacioneve të siguruara nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.
Forcat e policisë kanë ushtruar kontroll në fshatin Suk të Roskovecit, konkretisht në një biznes dhe banesë në pronësi të shtetasit Adiol Hada, ku gjatë veprimeve janë zbuluar dhe sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Sipas burimeve konfidenciale nga zona, si dhe konfirmimit zyrtar nga Policia e Fierit, gjatë kontrollit janë gjetur:
2 armë zjarri kallashnikov,
2 pistoleta,
2 granata,
si dhe sasi lënde narkotike, të dyshuara si drogë, në ambientet e lokalit.
Burimet e informacionit pohojnë se policia e Fierit kish disa javë që e mbante nën kontroll e në përgjitm me mjete inteligjente, gjë që u ndërtua operacioni policor dhe mbrëmjen e së martës përfundoi me sukses.
Shtetasi Adiol Hada është shoqëruar nga policia, ndërsa ndaj tij po kryhen veprime hetimore, pasi ekzistojnë dyshime të forta për lidhje me grupe kriminale që veprojnë në zonë.
Burimet bejne me dije se ne pranga kane rene dy shtetas , babë e bir te cileve iu jane gjetur 2 pistoleta , 2 kallashë, dy granata, qindra fisheke dhe rreth 20 kilograme kanabis.
Policia Vendore e Fierit ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillojë një konferencë për shtyp, ku do të bëhen publike detaje të tjera lidhur me operacionin, provat e sekuestruara dhe masat ligjore që do të ndërmerren.
Hetimet vijojnë.









