Tirana eliminohet nga UEFA Conference League, pasi u mposhtën 0-1 nga Torpedo Kutaisi në Elbasan Arena.
Barazimi 1-1 një javë më parë nuk mjaftoi për “bardheblutë”, të cilët në takimin e kthimit të vlefshëm për turin e parë kualifikues u ndëshkuan shumë shpejtë
skuadra nga Gjeorgjia shënoi vetëm pas 3 minutash lojë me anë të Johnsen. Në pjesën e dytë skuadra e Shkëmbit provoi gjithçka, por goli nuk do të vinte.
Eliminohet edhe Vllaznia që pësoi një humbje të turpshme 0-4 në Loro Boriçi ndaj Valur. Kuqeblutë pësuan 3 gola që në 35 minutat e para duke zhgënjyer tifozët shkodran.