Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETToyota me 3.4 mln euro/ Harta e lëvizjeve të makinës nga...

Toyota me 3.4 mln euro/ Harta e lëvizjeve të makinës nga Belgjika në Shqipëri

Vijon ende misteri për skandali me 3.4 milionë euro cash, të sjella në Shqipëri nga Belgjika me “Toyota Yaris”.

Ndonëse kanë kaluar katër vite, ngjarja vijon të mbështillet nga misteri, ndërsa hetimet janë të shtrira mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Belgjikës.

Mediet belge shkruajnë sot se për të zbuluar të vërtetën Belgjika ka bërë kërkime të gjera, në të dyja vendet.

Hetuesit belgë udhëtuan në fillim të këtij viti drejt Shqipërisë, për të mbledhur prova, por edhe për të pyetur dëshmitarë.

“Rasti filloi rreth katër vite më parë, kur një belg vendosi “Toyota-n” e tij në një faqe interneti. Ai kontaktoi me një blerës përmes internetit. Janë paraqitur dy shqiptarë, të cilëve belgu u ka shitur makinën “Toyota””, shkruan sot media belge, e cila publikon edhe foton e biznesmenit shqiptar, Alban Mollaymeri, që rezulton të jetë personi që ka blerë “Toyota Yaris” në Belgjikë.

Teksa përshkruan më tej rrjedhjen e ngjarjeve në Shqipëri, media belge ngre pikëpyetjen se:

“Nga erdhën paratë?”, ndërsa sqaron me hartë edhe të gjithë itinerarin që ndoqi makina nga Belgjika deri në Shqipëri.

Shkrimi vijon se makina përfundoi në një rimorkio në Bruksel, së bashku me “Toyota” të tjera. Në Liege, transporti mori një tjetër Alfa Romeo.

Pasi kaloi përmes Gjermanisë, transporti vijoi në Itali e prej andej, me anije, mbërriti në qytetin port të Durrësit, në Shqipëri.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME