Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTrasportonin emigrantë, tre në pranga të policisë

Trasportonin emigrantë, tre në pranga të policisë

Fier – Finalizohet operacioni policor i koduar “Poçemi 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin Operacional në DVP Fier, Komisariatin e Policisë Fier dhe Komisariatin e Policisë Lushnjë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas që transportonin 11 emigrantë të paligjshëm.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin Operacional në DVP Fier, Komisariatin e Policisë Fier dhe Komisariatin e Policisë Lushnjë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Poçemi 2”.

https://fb.watch/dyFCdBUa0-/

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit Admir Derveni 36 vjeç, banues në Tiranë, Renato Jemishta 33 vjeç, banues në Tiranë dhe Alket Balili 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, duke transportuar me automjetet tip “BMW” dhe “Audi”, kundrejt fitimit, 11 emigrantë që dyshohen se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 automjetet dhe 4 aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME