Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksidenti në Levan - Tepelenë/ 3 të vdekur e 3 të plagosur,...

Aksidenti në Levan – Tepelenë/ 3 të vdekur e 3 të plagosur, ende nuk dihet shkaku i aksidentit

Fier – Ka shkuar në tre numuri i të vdekurve në aksidentin e mbrëmjes së djeshne në aksin e autostradës Levan – Tepelenë, pranë fshatit Buzmadh. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit tip Opel Zafira si shkaktar të këtij aksidenti

Paraditen e sotme u është dhënë lamtumira e fundit viktimave ndërkohë që për shkak të rreshjeve të shumta dhe mumgesës së kamerave ende nuk është gjetur shkaktari i këtij aksidenti rrugor që i mori jetën 3 personave dhe 3 të tjerë mbetën të plagosur.

Në automjetin tip Ford udhëtonte polici i FNSh Sokrat Lelaj me bashkëshorten Fatbardhën dhe vjerrën e tij Bylyren. Ai kish qënë nga familja e bashkëshortes e po kthehej në Mbrostar ku jetonte. Në afërsi të kryqëzimit për Cakran automjeti i tij është përplasur me mjetin Opel Zafira ku udhëtonte Gerti Skënderaj me bashkëshorten Gladiolën e vajzë 6 vjeçe.

Automjeti i tij Opel pas përplasjes përfundoi në kanal anes rrugës ndërsa mjeti Ford në mes rrugës me pak devijim.

Në këtë aks rrugor ka paaur vetëm 2 kamera sigurie por që edhe ato nuk kanë filmuar mjetet apo targat e tyre por thjesht imazhe për shkak të largësisë. Gjithsesi ato janë sekuestruar nga policia për tu analizuar e për të parë se cili ka qënë shkaktari i alsidentit.

Të plagosur

Gerti Skënderaj 43 vj Cakran Fier
Gladiola Meraj 31 vj gruaj Gertit
Vajza 6 vjeçe e Gertit

Të vdekur

Sokrat Lelaj 54 vj nga Mbrostari
Fatbardha Lelaj 53 vj gruaja
Bylyre Salaj 78 vj vjerra e Sokratit

Mësohet se të plagosurit kanë marr ndihmën mjekësore ne spitalin e Fierit e janë jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga vendi i ngjarjes por edhe nga policia e qarkullimit rrugor pohuan se edhe pse patrulla policie janë të shumta, rruga nuk ka ndriçim, nuk ka nën e mbi kalime për fermerët që kane tokat anës rrugës dhe jo pak herë janë krhyer në burime aksidentesh.
Ky segment rrugor quhet nga banorët dhe rruga e vdekjes pasi në 2 km rrugë janë bërë mbi 20 aksidente me pasojë vdekje. Po këto burime pohuan se tre ditët e fundjavës ky segment autostrade ka një fluks shumë të madh mjetesh pasi lëvizin në sensin e Kakavijës, Qafë Botit për në Greqi apo drejt Sarandës për fundjavë sikurse edhe e kundërta./ALB365

Policia

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G. (M). S., 43 vjeç, banues në Cakran, Fier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në datën 09.06.2022, rreth orës 20:20, në fshatin Buzëmadh, duke drejtuar automjetin tip “Opel Zafira”, është përplasur me automjetin tip “Ford”. Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”, bashkëshortja e tij, shtetasja G. M. dhe vajza e tyre 6 vjeçe, si edhe kanë ndërruar jetë shtetasit S. L., F. L. dhe B. S., të cilët udhëtonin me automjetin tip “Ford”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME