Pronari i Twitter-it, Elon Musk ka konfirmuar aludimet se rrejti social në të cilin ai është në krye do të ndryshojë emrin.
Këtë ai e bëri duke replikuar në postimin e Daily News në Twitter ku thuhet se “Twitter mund të riemërtohet në një emër tjetër në të ardhmen, ka lënë të kuptohet Elon.
Ai thotë se krahasuar me Twitterin e vjetër, platforma X do të ketë një larmi shumë më të gjerë të teksteve, videove, mesazheve dhe shërbimeve financiare. Elon: “‘Twitter’ është, mendoj, markimi i gabuar për këtë”.
Replika e tij ishte e shkurtë por që pohoi se një gjë e tillë mund të ndodhë në të ardhmen.
“E vërtetë”, shkroi Musk.
Elon Musk kishte thënë se “Unë besoj në markën përshkruese. Ndërsa X mund të thotë çdo gjë.”/Reporteri.net/