Uncategorized
Reali barazon ndaj Bilbaos, Atletico ndalet kundër Villareal (vidio)

Real Madrid nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e fundit ndaj Athetic Bilbaos. Miqtë humbën një 11-metërsh në minutën e 10-të me Vesga, gjithsesi sapo nisi pjesa e dytë realizoi Sancet.
Skuadra baske nuk ia doli ta mbronte rezultatin teksa në minutën e 72-të Benzema, që luajti ndeshjen e fundit me Realin, barazoi me 11-metërsh. Sulmuesi francez do të luajë në Arabi në sezonin e ardhshëm.
Atletico e Madridit nuk shkoi përtej një barazimi 2-2 ndaj Villarreal. Jackson dhe Pascual realizuan për vendësit, ndërsa dy golat e “Los Colchoneros” i shënoi Correa. Sevilla u mposht 2-1 nga Sociedadi.