Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJITwitter publikon tweet-in e parë të redaktuar

Twitter publikon tweet-in e parë të redaktuar

Twitter postoi tweet-in e tij të parë të redaktuar. Ai tregoi se si do të duken postimet kur funksioni të lancohet.

Kompania e mediave sociale publikoi tweet-in me orën dhe datën “Redaktimi i fundit” në fund të postimit. Përdoruesit mund të klikojnë dhe të shikojnë të gjithë historinë e redaktuar.

Butoni i redaktimit fillimisht do të bëhet i disponueshëm për përdoruesit e Twitter Blue. Platforma premium prej 4,99 dollarësh ofron akses në veçoritë si: aftësia për të zhbërë tweet-et dhe  artikujt pa reklama

Kompania njoftoi se butoni do të lansohej në shtator të këtij viti duke thënë se tweet-et do të mund të modifikohen “disa herë”  pas publikimit të tyre. Ato do të shfaqen me një ikonë, vulën kohore dhe etiketë.

“Etiketa është e nevojshme, tha Twitter, sepse historia e postimeve ndihmon “të mbrohet integriteti i bisedës dhe të krijohet një regjistrim publik i aksesueshëm”. “Ashtu si çdo veçori e re, ne po testojmë qëllimisht Redakto Tweet-in me një grup më të vogël për të na ndihmuar të inkorporojmë reagime gjatë identifikimit dhe zgjidhjes së problemeve të mundshme. Kjo përfshin mënyrën se si njerëzit mund ta keqpërdorin funksionin. Asnjëherë nuk mund të jesh shumë i kujdesshëm”./Lapsi.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME